Aksident në fshatin Vragoli, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë më saktësisht në fshatin Vragoli.

Në këtë aksident janë përfshirë gjashtë vetura, ku janë  lënduar gjashtë persona.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:21.

“Sot, më 18.09.2020, në ora 17:21, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë gjashtë vetura. Si pasojë e aksidentit gjashtë persona janë lënduar. Njësitet policore po merren me aksidentin. Njëri shirit i rrugës, drejtimi për Pejë është i bllokuar”, tha për KALLXO.com, zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.