Aksident në Dobërqan të Gjilanit, lëndohen rëndë dy persona

Nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Dobërqan të Gjilanit janë lënduar rëndë dy persona.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur pas orës 15:00 mes një veture dhe një kamioni.

“Si pasojë e aksidentit, vozitësi i veturës për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK në Prishtinë, gjersa pasagjerja po ashtu me lëndime është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan. Policia e Kosovës njësitet e trafikut janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë”, tha Hashani për KALLXO.com.