Aksident mes një veture e një kamioni në magjistralen Pejë-Prishtinë, 3 të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë më 07.03.2024.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se lëndimet që pësuan viktimat nuk janë serioze dhe se tre të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës

Gashi njoftoi se në aksidentin që ndodhi rreth orës 19:00 në fshatin Gllaviqicë janë përfshirë një veturë dhe një kamion.