Aksident komunikacioni në Viti, vdes motoçiklisti

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 26.06.2024 ka vdekur një person në Viti, si pasojë e aksidentit në komunikacion.

Sipas Policisë, viktima dyshohet se duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe pasi e ka goditur një veturë ka përfunduar jashtë rrugës.

Motoçiklisti kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor, por aty mjeku kujdestar kishte konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.