Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Afër 13 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

609 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, nga 1 mijë e 590 mostra të testuara ndërsa 13 të infektuar kanë vdekur.

Gjithashtu sot janë shëruar edhe  350 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21 mijë 746 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12 mijë 864.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 276 raste, Mitrovicë 53 raste, Gjilan 35 raste, Podujevë 30 raste, Vushtrri 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 23 raste, Skenderaj 19 raste, Ferizaj 17 raste, Drenas 13 raste, Obiliq 12 raste, Prizren 11 raste, Lipjan 10 raste, Klinë 9 raste, Viti 8 raste, Deçan 7 raste, Istog 7 raste, Suharekë 7 raste, Gjakovë 5 raste, Kamenicë 4 raste, Rahovec 3 raste, Shtime 3 raste, Junik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Kaçanik dhe Mamushë.