Gjykata në Mitrovicë | Foto: KALLXO.com

81 vjeçari dënohet me 10 muaj burgim me kusht nga Gjykata e Mitrovicës

Avdyl Mehmeti, 81 vjeçar u dënua nga Gjykata e Mitrovicës me 10 muaj burgim me kusht për veprat penale armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës.

Dënimi me burgim prej 10 muajve nuk do të ekzekutohet nëse brenda periudhës verifikuese, Mehemeti nuk kryen ndonjë vepër penale.

Mehmeti fillimisht u dënua me nga 6 muaj burgim për dy veprat penale e më pas atij iu shqiptua dënimi unik prej 10 muajve.

Aktakuza thotë se më 27 qershor 2014, Mehmeti rreth orës 1 pas mesnate, kishte gjuajtur me pushkë automatike në drejtim të pyllit që gjendet prapa shtëpisë së tyre në fshatin Gumnishtë.

Prokuroria thotë se pushkën automatike e kishte pasur në posedim pa leje që nga koha e pas luftës e deri në 2014, po ashtu i ishte gjetur edhe një karikator me 30 fishekë.