81 vjeçari del para gjyqit, akuzohet për armëmbajtje pa leje
81 vjeçari Avdyl Mehmeti, sot u ul në bankën e të akuzuarit për t`u deklaruar për dosjen e prokurorisë që rëndon ndaj tij.
Mehemti, po akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës.
E lidhur me ketë aktakuzë i pandehuri Mehemti kur u pyet nga gjykatesi Avni Mehemti nëse e pranon fajësinë ai deklaroi: “Vallai për sa ka ligj unë se nij veten fajtor”.
Aktakuza thotë se më 27 qershor 2014, Avdyl Mehmeti rreth ores 1 pas mesnate kishte gjuajtur me pushkë automatike në drejtim të pyllit që gjendet prapa shtëpisë së tyre në fshatin Gumnishtë.
Tutje prokuroria thotë se pushkën automatike e kishte pasur në posedim pa leje që nga koha e pas luftës e deri në 2014, po ashtu i ishte gjetur edhe nje karikator me 30 fishekë.
Pasi i pandehuri Mehmeti nuk pranoi fajësinë ai u udhëzua që të paraqesë kundërshtimin për prova dhe kërkesën për refuzimin e aktakuzës.