COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

8 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 243 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.249.

Në total numri i rasteve aktive është 50.