4 të vdekur e 1,096 të infektuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Katër qytetarë të Kosovës kanë vdekur e 1,096 janë infektuar me coronavirus në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 7,953 testime për COVID-19.

Sipas njoftimit janë shëruar 53 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.109.

Në total numri i rasteve aktive është 7,854.