Ilustrim

125 persona të shëruar nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar  125 persona nga COVID-19 në tërë Kosovën.

Deri më tani numri i të shëruarve në nivel vendi ka shkuar në  5.480 raste. Ndërsa numri i rasteve aktive është 3.961.

Nga 463  mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren  181 raste kanë rezultuar  pozitive.