641 persona të shëruar dhe 498 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 641 persona që kanë qenë të infektuar me COVID-19.

Ndërsa nga 2 mijë e 835 teste të kryera, kanë rezultuar 498 persona pozitiv me OCVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 101,153 raste nga 496,611 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,061 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 86,483 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12,609.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 104 raste, Gjilan 40 raste, Pejë 35 raste, Ferizaj 33 raste, Mitrovicë 32 raste, Vushtrri 31 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Gjakovë 27 raste, Prizren 22 raste, Skenderaj 23 raste, Obiliq 18 raste, Podujevë 17 raste, Istog 12 raste, Malishevë 12 raste, Suharekë 12 raste, Lipjan 11 raste, Deçan 9 raste, Drenas 7 raste, Klinë 6 raste, Shtime 6 raste, Viti 6 raste, Kaçanik 3 raste, Kamenicë 2 raste, Rahovec 2 raste, dhe një rast komuna Hani i Elezit.