Të shëruarit nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në Kosovë janë shëruar 350 persona nga COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 350 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21,746 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12,864”, thuhe në njoftimin e Institutit.

Gjithashtu është bërë e ditur se 13 persona kanë vdekur brenda 24 orëve në Kosovë si pasojë e infeksionit me virusin COVID-19.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar 35,549 raste, ndërsa kanë vdekur 939.

13 të vdekur brenda 24 orëve nga COVID-19, njëri 56 vjeçar