CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

592 raste pozitive me COVID-19, 291 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar 592 persona pozitiv me COVID-19.

Poashtu është njoftuar se janë shëruar 291 persona.

Numri i rasteve aktive në Kosovë është 9 mijë e 175.

Përsëri, numri më i madh i të infektuarve është nga Prishtina, pastaj nga Pjesa e Gjakova.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 218 raste, Pejë 62 raste, Gjakovë 35 raste, Mitrovicë 32 raste, Vushtrri 32 raste, Gjilan 31 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Obiliq 21 raste, Podujevë 17 raste, Skenderaj 17 raste, Kamenicë 15 raste, Ferizaj 14 raste, Suharekë 9 raste, Viti 8 raste, Drenas 7 raste, Kaçanik 7 raste, Prizren 7 raste, Deçan 6 raste, Lipjan 6 raste, Istog 5 raste, Dragash 3 raste, Malishevë 3 raste, Shtime 3 raste, Klinë 2 raste, Mamushë 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Kllokot dhe Rahovec”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.