12 mijë e 774 raste aktive me COVID-19

 

Edhe 12,774. persona vazhdojnë të jenë aktiv me Covid-19 në Kosovë, sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Dje janë regjistruar edhe 519 raste pozitive nga 1,407 mostra të testuara, ndërsa janë konfirmuar 926 të shëruar.

I lartë vazhdon të jetë numri i vdekjeve nga Covid-19 në Kosovë, vetëm dje janë regjistruar 14 raste.

Numri total i rasteve pozitive është 43,324 raste nga 154,084 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,120 raste të vdekjes, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 29,430 raste.