Vdes nga Covid-19 aktori Andrew Jack

Aktori i njohur Andrew Jack ka vdekur dje në moshë 76 vjeçare pasi ishte diagnostifikuar nga me coronavirus.

BBC njofton se aktori 76 vjeç vdiq në një spital në Angli të martën që shkoi.

Aktori Andrew Jack ishte edhe producenti i dialekteve dhe aktori i “Star Wars”, ndërsa i ishte besuar edhe leximi i theksave greke dhe trojane për “Troy” i vitit 2004 dhe formimi i theksave të “Tokës së mesme” për trilogjinë e filmit “Lord of the Rings”.

BCC bën të ditur se agjentja e aktorit, Jill McCullough ka njoftuar se Jack ka vdekur pasi ishte diagnostifikuar me COVID-19.

Sipas agjentes, McCullough, citon BBC, Andrew Jack ishte mbyllur në karantinë pas kthimit nga Austalia, ndërsa po sipas agjentes, ai nuk kishe mundësi të shihte as gruan e tij e cila po ashtu ishte në karantinë në Australi.