Hueyda El Saied. Foto Facebook.

Vdes balerina e njohur shqiptare

Mëngjesin e ditës së sotme ka vdekur në moshën 46-vjeçare balerina e njohur shqiptare, Hueyda El Saied.

Balerina El Saied vuante nga një sëmundje e rëndë.

Një dedikim në Facebook, për balerinën e njohur e ka bërë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Lamtumirë shoqe e vogël”, ka shkruar kryeministri shqiptar Rama në Facebook.

Prej shumë vitesh Hueyda El Saied jetonte në Luksemburg.

Hueyda El Saied nuk ishte vetëm një balerinë e suksesshme, ajo shkëlqeu në skenën shqiptare edhe si prezantuese,  këngëtare, e shkrimtare.

Lindi në Tiranë në vitin 1975 nga e ëma shqiptare dhe i ati sudanezë.  Ka kryer studimet në Shkollën Artistike “Jordan Misja” në Tiranë dhe më pas në Universitetin e Tiranës.

Studimet për master në bashkëpunim ndërkombëtar, të drejtat e njeriut dhe politika evropiane i përfundoi në Romë në Itali.

Hueyda El Sayed ishe pjesë e shumë programeve dhe shou televiziv në Shqipëri.