Pamje nga asambleja e ETC-së. Foto: Facebook/MKRS.

Teatri Kombëtar i Kosovës anëtarësohet në Rrjetin Evropian të Teatrove

Teatri Kombëtar i Kosovës është anëtarësuar në Rrjetin Evropian të Teatrove (European Theatre Convention-ETC)”.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur për anëtarësimin e TKK-së, në ETC.

Sipas MKRS anëtarësimi i TKK-së në këtë organizatë është bërë gjatë mbledhjes së Asamblesë, në konferencën që po mbahet në Pragë.

Për anëtarësimin e Teatrit Kombëtar i Kosovës në ETC votuan 32 anëtarët e rrjetit.

“Teatri Kombëtar i Kosovës anëtarësohet në Rrjetin Evropian të Teatrove European Theatre Convention gjatë mbledhjes së asamblesë, në konferencën që po mbahet në Pragë. Anëtarësimi i Teatri Kombëtar i Kosovës u votua nga 32 anëtarët e rrjetit. Nga ky anëtarësim do të përfitoj në zhvillim profesional, bashkëpunime artistike dhe avokim për teatrin në nivel evropian”, thuhet në postimin e MKRS-së në Facebook.

Pamje nga asambleja e ETC-së. Foto: Facebook/MKRS.