array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Publikimi i rremë për deputeten Ganimete Musliu

Deklarata

Ganimete Musliut/PDK i hyn sorra në gojë?

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi  Ganimete Musliut/PDK i hyn sorra në gojë? është i pavërtetë. Krypometri ka verifikuar se fotografia që e ilustron këtë postim shpërfaqë një histori tjetër e jo histori të Ganimiete Musliut. Deputetja Musliu ka konfirmuar se ngjarja nuk ka ndodhur dhe ajo nuk është subjekt i fotografisë në fjalë.

Artikulli

Me datë 4 gusht 2023, faqja online në Facebook “Ylli.net” ka publikuar një fotografi në të cilën pretendon se është Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu. Të njëjtit postim i ka vendosur edhe përshkrimin: “Ganimete Musliut/PDK i hyn sorra në gojë?” .

Ky postim pretendon se deputetets Ganimete Musliu i ka hyrë sorra në gojë ndërsa fotografia me të cilën është ilustruar shpërfaqë një vajzë dhe një patë të egër duke i kaluar afër fytyrës.

Për të verifikuar nëse kjo ngjarje ka ndodhur, me datë 7/08/2023 Krypometri ka kontaktuar deputeten Ganimete Musliu.

“Unë nuk jam në këtë fotografi dhe asnjëherë nuk kam qenë në vendin ku është shkrepur kjo fotografi”- ka thënë deputetja Musliu në deklaratën e datës 7 gusht 2023.

Përpos verifikimit të fotografisë, Krypometri ka verifikuar nëse deputetes i ka ndodhur ngjarja që përshkruhet në këtë postim.

Musliu është pyetur nëse i ka hyrë sorra në gojë? Ajo ka mohuar një gjë të tillë.

“As ky informacion nuk është i vërtetë”- ka thënë Musliu në deklaratën e datës 07/08/ 2023.

Për të kontrolluar nëse ky postim ka përmbajtje të vërtetë krypometri ka kontrolluar burimet të tjera të informacionit. 

Krypometri përmes platformës për kërkimin e fotografive “TinEye”, ka gjetur se fotografia e njëjtë është publikuar 6 herë që nga viti 2019 dhe nuk shpërfaqë deputeten Musliu. 

Fotografia në fakt është marrë nga faqja tjetër online “Pinterest” e pastaj i është bashkangjitur edhe përshkrimi “Fotografi jo aq perfekte në kohë”. 

Kjo fotografi sipas deputetes Ganimete Musliu nuk është shkrepur në Kosovë.