array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Postimi i rremë për Hekuran Muratin

Deklarata

Kur e qon grurin në mulli

media

Vlerësimi

Rrenë

Postimi “Kur e qon grurin në mulli” është i rremë pasi fotografia e cila e shoqëron këtë mesazh nuk është realizuar gjatë vizitës apo dërgimit të miellit në mulli por gjatë një aksioni të një partie politike me ç’rast ministri Murati është sulmuar me miell kohë më parë.

Artikulli

Më 3 gusht 2023, faqja e Facebook “Prishtina” ka shpërndarë një fotografi në të cilën shihet ministri i Financave, Hekuran Murati i mbuluar nga mielli. 

Mbishkrimi i kësaj fotografie është “Kur e qon grurin ne mulli”.

Lidhur me këtë postim, Krypometri me datë 05/08/2023 ka kontaktuar me Arlind Manxhuka, zëdhënës i Partisë Lëvizja Vetëvendosje, në të cilën parti ministri Murati është anëtar i kryesisë. 

Manxhuka me autorizime të Ministrit ka thënë se ky postim është lajm i rremë dhe se fotografia që është shpërndarë nuk ka lidhje me postimin. 

“Vjen në kuadër të lajmeve të rreme që qarkullojnë në rrjete sociale dhe fotoja nuk ka aspak lidhje me postimin në fjalë”- ka thënë Manxhuka.  

Krypometri ka kontrolluar përmbajtjen origjinale dhe prejardhjen e fotografisë.

Në kërkimin në internet fotografia dokumentohet se është shkëputur nga një video postim i Dardan Molliqajt me 3 shtator 2022.

 Atë ditë, Dardan Molliqaj kishte shpërndarë një video të një aksioni të PSD-së duke shkruar në Facebook:  “Nuk mund të normalizohet lufta e paprecedent që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve”.

Me këtë postim ai kishte bashkëngjitur edhe videon ku shihet se si e sulmojnë me miell ministrin Murati.