array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Karaçevë - 18.09.2020, Foto: Adelinë Ahmeti- KALLXO.com

Huqja e mediave në listën e arrestimeve të policëve në Karaçevë

Deklarata

Mediat- “Polici Selami Kastrati u arrestua në Karaçevë”

Mediat

Vlerësimi

Rrenë

Burimet zyrtare kanë treguar se polici Selami Kastrati nuk është në mesin e policëve të arrestuar në aksionin kundër kazinove në Karaçevë

Artikulli

12 zyrtarë policorë janë arrestuar në një aksion të gjerë të Inspektoratit Policor në Karaçevë mbrëmë.

Arrestimet e policëve u bënë nën dyshimet se ata kanë ndihmuar në funksionimin e kazinove ilegale në zonën e Karaçevës.

Gjatë ditës së sotme në mediat online ka qarkulluar një listë me emrat e zyrtarëve policorë të arrestuar

Në listën e publikuar nga portalet si “Indeksonline”, “Sinjali”.  “Insajderi” e “RTK” thuhet se i arrestuar është edhe zyrtari policor Selami Kastrati.

Në një deklaratë per KALLXO.com, vajza e policit Kastrati, Krenarja e ka demantuar këtë lajm.

“Ne lajmin e publikuar për listën e policëve të arrestuar në Karaçevë, është listuar edhe prindi im – Selami Kastrati, i listuar padrejtësisht! Selami Kastrati është polic në zonën kufitare të Karaçevës, mirëpo aspak i përfshirë në rastin e fundit, aq më pak si i arrestuar. Unë si vajza e tij dhe ne të gjithë si familjarë, jemi tejet të indinjuar me përhapje të tillë të dezinformatave”, ka thënë Krenare Kastrati.

Në lidhje me këtë rast KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës.

Të njëjtit kanë demantuar lajmin se polici Selami Kastrati është i arrestuar në këtë aksion.

“Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian”.