Lezeti në Prag

Inovacioni nuk është që haset shpesh në restorantet e Prishtinës. Si pasojë kur u fol për “Yummy Food” (Ushqimi i Shijshëm) s’kishte rrugë tjetër pë mua pos të qenit dyshues.

Mund të bëni porosi për minimum 5 euro të cilët dërgohen pa pagesë. Ofron një seri të përsëritshme nga pitet vendore deri tek Taj Këri, të gjitha në një ambalazh të bukur paketimi.

Përveç që është e përshtatshme dhe me çmim të volitshëm, ushqimi është po ashtu mjaft i mirë. Web faqja, www.yummy-food.info është pak konfuze. Kategoritë janë kryesisht në shqip, kurse menyja online është në Anglisht. Sandviçë, pasta, sallata etj. Porosia bëhet e lehtë.

Ka plot zgjedhje. Lehtë bëheni tifozë të kutisë Yummy, që kushton prej 3.80 euro deri në 5.70 euro. U vjen një porcion kryesor, me një sallatë mixe, bukë dhe një puding misterioz çokollate, që arrin për rreth 25 minuta.

Këtë e quajmë fitues.

Yummy Food
Hapur prej ores 9:30 deri në 17:30
045-703-702
049-494-888
http://www.yummy-food.info