Dhuratë për fundvit - Renault Captur Automatik me Super Zbritje dhe Goma Dimri Falas!

Ka ardhur koha të mendoni për dhuratën e përsosur për festat e fundvitit, dhe kompania Auto Mita ka një ofertë të jashtëzakonshme për ju që kërkoni një makinë të re, të shkëlqyer në performancë dhe me një çmim të pabesueshëm. Falë ofertës së fundvitit, tani mund të bëheni me Renault Captur Automatik me zbritje fantastike, dhe një dhuratë shtesë që do t’ju gëzojë në këto ditë të ftohta – gomat e dimrit absolutisht FALAS!

Renault Captur Automatik modeli më i preferuar

Renault Captur Automatik, një nga modelet më të preferuara, është sot më i arritshëm se kurrë me një çmim nga 29,490€ në zbritje për në vetëm 26,990€. Por mos e merrni parasysh vetëm kursimin e jashtëzakonshëm financiar! Ky SUV kompakt është shumë komod dhe vjen me një sërë karakteristikash që do të transformojnë çdo udhëtim në një përvojë të rehatshme dhe të këndshme.

 

Performancë e jashtëzakonshme  

Renault Captur ka motor me fuqi 1.3 TCe Mild/Hybrid me 140KF që garanton një përformancë të shkëlqyeshme dhe eficiente. Ndërruesi automatik “EDC” me 7 shpejtësi, mundëson vozitje të lehtë dhe të sigurt. Ndërsa, pako Techno, Captur vjen me plot me zgjidhje të avancuara teknologjike, siç janë: Navigacioni, Instrumentet e tabelës digjitale 10” që ofrojnë informacion të qartë dhe të sigurt.

Siguri dhe dizajn i përsosur

Dritat Full Led “C-Shape” dhe fellnat prej alumini 17” jo vetëm që shtojnë në pamjen e jashtme të makinës, por gjithashtu rrisin sigurinë. Sensorë të shiut dhe të dritave aktivizohen automatikisht nëse kushtet metereologjike dhe ndriçimi e kërkojnë. Sensorët e parkimit para dhe mbrapa, bashkë me kamerën mbrapa, e bëjnë manovrimin më të lehtë dhe më të sigurt në hapësira të ngushta.

Mos e lini këtë mundësi të shkëlqyeshme të ju ik! Për më shumë informata rreth kësaj oferte të jashtëzakonshme, na telefononi në 045 500 588 & 045 645 666. Bashkëpunëtorët tanë do të jenë të lumtur t’ju ndihmojnë në çdo hap të rrugës tuaj drejt së ardhmes me Renault Captur Automatik.

Mos pritni më gjatë – bëjeni festën tuaj akoma më të veçantë dhe shkëlqeni në rrugët e dimrit me komfortin dhe sigurinë që ofron Renault Captur Automatik. Dhurata juaj ideale është vetëm një telefonatë larg!

Për më shumë informacione kontaktoni në:  

Facebook: Auto Mita  

Nr.tel: 045 500 588  

E-mail: [email protected]