Universitetet private evakuojnë studentët që rrinin në konvikte në Kosovë

RIT Kosovo ka evakuuar studentet nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut gjatë fundjavës, duke i dërguar deri në kufi me vetura ku më pas ishin marrë nga familjet e tyre.

Studentet nga Maqedonia e Veriut për BIRN thanë se ato nuk janë kontrolluar për temperaturë apo simptoma tjera në kufi por kishin kaluar vetëm duke shfaqur konfirmim se janë qytetare të Maqedonisë që studiojnë në Kosovë.