Përfundon viti shkollor që nisi në banka dhe mbaroi në ekran

Sot përfundon viti shkollor 2019/20 për shkollat fillore në të gjithë Kosovën.

Gjysëm vjetori i parë ishte zhvilluar në bankat shkollore, ndërsa më 12 mars mësimi në objekte shkollore ishte ndërprerë për të rifilluar më 23 mars përmes RTK-së.

Mësimi nga distanca ishte domosdoshmëri pas situatës së krijuar me pandeminë e coronavirusit.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkruar lidhur me përfundimin e vitit shkollor duke uruar nxënësit dhe e ka quajtur këtë periudhë sfiduese.

“Po e përfundojmë këtë vit shkollor në kushte krejtësisht të pazakonta. Përkundër pandemisë #covid19 që kushtëzoi mësimin online nga shtëpia për mëse 4 muaj, vazhduam”, ka thënë Ahmeti.

MAShTI-it i’u deshtën një javë përgatitje për të filluar publikimin e materialeve mësimore prej klasës së parë deri të pestën për t’u transmetuar në Radio Televizionin e Kosovës dhe në internet, kurse dy javë për materialet për klasën e gjashtë deri të nëntën dhe për komunitetin turk dhe boshnjak, ndërsa ai serb nuk ka pranuar të bashkëpunojë në sistemin e shtetit të Kosovës.

KALLXO.com ka asistuar vullnetarisht në përgatitjen e mësimit nga distanca.

Mësimet e transmetuara mund t’i gjeni në këtë link.