Papillon: Feniksi i Prishtinës prej Hiri

Ky vend tani është ringjallur, dhe sipas emrit, në gjuhën frënge do të thotë, flutur e bukur. 

Bistro bari modern, Papillon ofron një ambient shumë të rehatshëm, freskues, dhe të qetë.

Karriget e metalit dhe dizajni i brendshëm urban të jep mundësinë për ta shijuar këtë atmosferë si në asnjë kafe tjetër të Prishtinës.

Për ata që janë nostalgjik për vendin e vjetër, është i vendosur një kënd me karriget e vjetra (gjysmë të djegura).

Papilloni ofron një meny dreke shumë të gjerë dhe që nga rihapja kanë inkuadruar edhe meny darke me pasta, pica, mish dhe peshk.

Të vendosura pas shankut kryesor ju mund të gjeni edhe pije alkoolike të famshme ndërkombëtarisht si, Barollo, Amarone, Primitivo, si dhe lloje të ndryshme të verërave Kosovare. 

Çmimet e ushqimit fillojnë prej 2 deri në 5 euro.

 

Papillon Bistro Bar
Rr. Nëna Terezë, nr. 51 A
[email protected]
044 103 310