Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Kuvajti ia Kumton Njohjen Hoxhajt

Qeveria e Kuvajtit e kishte marr dje vendimin për njohjen e Republikës së Kosovës. Por ministri i Jashtëm kuvajtian, Al Sabah, tha se e kan pritur vizitën e Ministrit Hoxhaj për të publikuar zyrtarisht vendimin. "I uroj vëllezërve tanë në Kosovë paqe dhe gjithë të mirat. Ne do të kemi marrëdhënie diplomatike dhe do të fillojmë bashkëpunimin ekonomik”, deklaroi ai

Kuvajti e ka njohur zyrtarisht shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.  Vendimi i marrë një ditë më parë në Qeverinë e Kuvajtit i është kumtuar zyrtarisht të martën Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, nga homologu kuvajtian, Sheikh Mohammed Sabah Al Salem Al Sabah, gjatë një takimi të zhvilluar në Kuvajt, ka konfirmuar MPJ, nëpërmes një komunikate shtypi.

NDËRLIDHUR

Ndërkaq, në një konferencë për medie të mbajtur në kryeqytetin Kuvajt City, ministri i Jashtëm kuvajtian, Al Sabah dhe ai kosovar, Hoxhaj, kanë prezantuar lajmin për vendimin e Qeverisë së shtetit të Kuvajtit për njohjen e Republikës së Kosovës.

“Ne e kemi pritur pikërisht vizitën e Ministrit Hoxhaj për të publikuar zyrtarisht vendimin e djeshëm për pranimin e pavarësisë së Kosovës. I uroj vëllezërve tanë në Kosovë paqe dhe gjithë të mirat. Ne do të kemi marrëdhënie diplomatike dhe do të fillojmë bashkëpunimin ekonomik”, ka deklaruar Al Sabah.

Ai tha se Kuvajti është vonuar në vendimin rreth njohjes së Kosovës, por siç u shpreh ai, Qeveria e Kuvajtit ka pritur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili ishte pozitiv për Kosovën.

Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se sot është njëra ndër ditët më të lumtura të tij, por edhe të popullit të Kosovës. “Jam i nderuar që është zgjedhur pikërisht vizita ime për të publikuar vendimin tuaj. Ky vendim do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Ne shumë shpejt do të vijmë me propozime konkrete të bashkëpunimit politik dhe ekonomik”, ka thënë Hoxhaj, në konferencën e përbashkët për medie.

Kuvajti është shtet i pavarur arab, i cili shtrihet në verilindje të gadishullit arabik, në Azinë Perëndimore. Kufizohet me Arabinë Saudite në jug dhe me Irakun në veri. Ky Emirat ka një territor prej 17,820 kilometrash katrorë dhe një popullatë prej rreth 3.6 milionë banorësh. Kuvajti është një monarki kushtetuese me sistem parlamentar dhe ka kryeqytet Kuvajt City-n.

ETIKETA

11 Tetor 2011 - 3:55 pm

Gazeta JnK 11/10/2011 - 3:55 pm
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0