Futbollisti shqiptar, Mirlind Daku Foto: FSHF

UEFA vendos për Dakun, e pezullon për dy ndeshjet e ardhshme

Futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Dakut nuk do t’i lejohet që të luaj në dy ndeshjet e ardhshme në Kampionatin Europian të Futbollit, Euro 2024.

Kështu ka vendosur Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA për sulmuesin kuq e zi.

Federata e Futbollit në Shqipërisë ka njoftuar se ky vendim i UEFA-së është marrë pas një incidenti që ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së Euro 2024, Shqipëri-Kroaci.

FFSH tha se komisioni i UEFA-s ka vendosur të pezullojë për dy ndeshje futbollistin shqiptar, i cili nuk do të mund të luajë kështu në ndeshjen e radhës ndaj Spanjës, në program për t’u luajtur të hënën – 24.06.2024 në Dyseldorf.