Gjermani Danimarke Foto: UEFA EURO 2024

Ndërpritet ndeshja Gjermani – Danimarkë, shkak vetëtima

Ndeshja e dytë e 1/8 së finales së kampionatit evropian mes Gjermanisë dhe Danimarkës është ndërprerë për shkak të vetëtimave në afërsi të stadiumit, në minutën e 30, por edhe shiut dhe breshërit të madh brenda stadiumit.

Gjyqtari i ndeshjes, anglezi Michael Oliver kërkoi nga futbollistët që të lironin stadiumin.

Futbollistët janë hyrë brenda zhveshtoreve.

Ndeshja po luhet në qytetin e Dortmundit.

Rezultati momental mes dy kombëtareve është i barabartë, pa gola.