Llapi triumfon ndaj Trepçës ‘89

Llapi ka shënuar fitore me rezultat 2-1, ndaj Trepçës ’89, ndeshje e vlefshme për xhiron e 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kapiteni Muharrem Jashari i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 8’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

Llapi e nisi pjesën e dytë mirë duke e barazuar rezultatin në minutën e 49’ me Ardit Peposhin.

Golin e fitores e shënoi Valmir Veliu në minutën e 60’.

Pas kësaj fitoreje Llapi pozicionohet në vendin e gjashtë me 39 pikë.

Kurse, Trepça ’89 në vendin e shtatë me 35 pikë.