Drita fiton ndaj Besës së Pejës

Drita e ka nisur sezonin me fitore duke e mposhtur Besën e Pejës me rezultat 3-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e katërt në Superligën e Kosovës.

Kujtojmë se Drita nuk i ka luajtur tri ndeshjet e para për shkak të pjesëmarrjes në Ligën e Europës.

Kastriot Rexha shënoi për 1-0, për vendasit në minutën e 11’ pas asistimit të Festim Alidemës.

Besa e barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë me Gentrit Salihun.

Hamdi Namani i riktheu gjilanasit në epërsi në minutën e 78’.

Për 3-1, shënoi përsëri Kastriot Rexha në minutën e 80.

Pas katër ndeshjeve Besa e Pejës ka katër humbje.

Kurse Drita një fitore nga një ndeshje.

Në xhiron e ardhshme Drita luan si mysafir ndaj Feronikelit.

Kurse Besa e Pejës e pret Trepçën ’89.