CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Katër të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Katër persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit me SARS-CoV-2 në Kosovë brenda 24 orëve.

IKShPK ka njoftuar se dy raste të vdekjes janë nga Prishtina.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (71, 86 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç) dhe Shtime 1 rast (62 vjeç)”, njofton instituti.

Ndërsa, dje në Kosovë janë regjistruar tre raste të vdekjeve nga COVID-19.

Instituti ka apeluar tek qytetarët që të respektojnë masat anti- COVID.

COVID-19 për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës në nëntor 2019, për një vit e tre muaj në botë janë infektuar mbi 112 milion njerëz, ndërsa 2 milion kanë vdekur.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.