Eliza Hoxha

Eliza Hoxha 1974, Kosovë

Eliza është arkitekte me profesion, por publiku atë e njeh edhe përmes shumë angazhimeve të tjera në muzikë, fotografi, shkrime, art e politikë.

Mbi të gjitha ajo është një aktiviste urbane në luftë e në paqe.

Gjatë viteve të ’90-ta ajo ishte e angazhar në Javoren Politike “Zëri” si bashkëpunëtore e jashtme e fotografisë.  Pas luftës fotografinë e bënte vetëm për angazhimet e veta dhe bashkë me muzikën dhe format e tjera të shprehjes artistike ajo e zgjëron gamën e komunikimit të saj me publikun. Kujtojmë këtu projektet e saj të angazhuara për të zhdukurit nga lufta në Kosovë, për viktimat e dhunës seksuale, sistemin parallel të viteve të 90-ta, etj. I gjitha angazhimi I saj artistic është aktivizëm artistic. Përtej më shumë se 25 ekspozita personale ajo ishte pjesë edhe e shumë ekspozitave kolektive brenda dhe jashtë Kosovës

Në vitin 2018 përfaqësoi Kosovën në Bienalen e Venecias për Arkitekturë me projektin “Qyteti është kudo”. Ështa autore e librit “Qytei dhe Dashuria” dhe editore e librit “Qyteti është kudo”

Përtej ekspozitave vetanake, ajo ka kuruar një sër ekspozitash, disa me theks të vecantë mbi artin dhe aktivizmin e grave në Kosovë.

Nga viti 2003 punon në Fakultetin e Arkitekturës/ Departamenti I Urbanizmi

Aktualist është edhe deputete e Kuvendit të Kosovës