Google

Shqiptarët me mesazh për yllin e filmit "Taken"

Shqiptarët e Shqipërisë ftojnë aktorin e njohur të filmit të famshëm amerikan ‘Taken’ Liam Neeson që të vizitojë Shqipërinë, përmes një videoje të quajtur ‘Taken by Albania’.

Kjo pasi që në këtë film, Shqipëria pasqyrohet si një vend i rrezikshëm, i rrethuar nga banditët, kriminelet dhe gangsterët.

Mesazhi i kësaj videoje është të demonstrohet e kundërta e tematikës se filmit dhe që  “Shqipëria është një vend i bukur dhe tepër i sigurt për të vizituar dhe jetuar”.

“Kjo është arsyeja pse ne kemi filluar këtë fushatë për të apeluar personalisht tek aktori i njohur Taken, Z. Liam Neeson. Shikoni videon dhe bashkohuni me ne duke nënshkruar peticionin për të marrë zotin Neeson në Shqipëri dhe për t’u marrë me natyrën e saj të bukur, mikpritjen dhe traditat e përjetshme”, thuhet në përshkrimin e video-së.