Busquets: Nuk di si ta shpjegoj, kërkojmë falje për këtë paraqitje

Mesfushori i Barcelonës Sergio Busquets është deklaruar menjëherë pas humbjes ndaj Liverpoolit me rezultat 4-0.

Spanjolli ka thënë se nuk e din se çfarë ndodhi, dhe se skuadra e tij bën gjithçka keq.

“Nuk e di çfarë të them. Nuk di si ta shpjegoj. Nuk duhet të ndodhte sërish pas asaj në Romë. Nuk duhet të ndodhte. Bëmë gjithçka keq. Nuk shënuam asnjë gol, patëm raste por nuk finalizuam”, tha fillimisht Busquets.

Ai po ashtu i ka kërkuar falje tifozëve për këtë paraqitje të dobët.

“Më vjen keq, kërkojmë falje për këtë paraqitje. Nuk di të them nëse zbritëm në fushë ose jo, pjesën e dytë. Është një eliminim që djeg shumë, por çfarë të bëjmë. Ky ambient shtyu Liverpoolin dhe ata shfrytëzuan të gjitha rastet. Sinqerisht, nuk di se çfarë të them, si ta shpjegoj”, ka përfunduar ai.

Liverpool e eliminoi Barcelonën, me rezultat të përgjithshëm 4-3, nga të dy ndeshjet e gjysmëfinales duke u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve.