7 –vjeçari në ShBA që synon rekordet e Usain Boltit (VIDEO)

Rudolph Blaze Ingram është vetëm 7 vjeçar dhe është kthyer në sensacion në mediat online në ShBA.

Djaloshi 7-vjeçar është duke i mahnitur të gjithë me shpejtësinë e tij në futbollin amerikan dhe sa i përket atletikës.

Blaze përveç që është i shpejtë në futbollin amerikan, ai arriti t’i marrë 20 medalje ari në vitin 2018 në atletikë.

Rudolph 100 metra i ka përshkuar për kohën 13:48, ndërsa rekordi është 9:58, nga mbreti i atletikës Usain Bolt.

Ai po konsiderohet si Usain Bolt i së ardhmes, edhe pse Blaze ende nuk ka vendosur definitivisht se a do të jetë një atlet, apo një lojtar futbolli.