Angela Merkel. Foto: Anadolu Agency/Maurizio Gambarini

Merkel Flet për Anëtarësimin e Turqisë në BE

Në mesazhin e publikuar kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel kërkoi që marrëdhënieve midis Turqisë dhe BE-së ti ipet një drejtim.

“Qeveria gjermane i ka kërkuar Komisionit të BE-së të përpilojë një raport mbi situatën në Turqi, sepse ka një sasi të lartë personash që, në dijeninë tonë, janë burgosur pa të drejtë dhe jemi të shqetësuar mbi zhvillimet politike”, tha ajo. Ajo ka paralajmëruar që në samitin dyditorë të BE-së nuk do ketë vendim për Turqinë.

“Sigurisht që ende nuk do të merret asnjë vendim, por do të dëshiroja të dëgjoja opinionin e kolegëve të mi se si i shohin ata marrëdhëniet dypalëshe me Turqinë dhe se çfarë përfundimesh mund të nxjerrim”, theksoi Merkel. Samiti dy ditor i BE-së do të fillojë të enjten.