Gjykata e Apelit mirënjohëse ndaj vullnetareve në pandemi

Gjykata e Apelit ka shprehur mirënjohje për gatishmërinë e bashkëpunëtoreve profesionalë të kësaj gjykatë të cilat kanë punuar gjatë kohës së pandemisë, kur nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës ishin marrë vendime për reduktim të stafit dhe trajtimin vetëm të lëndëve urgjente në gjykatat e Kosovës.

16 marsi i vitit 2020, mund të ketë qenë një nga ditët më sfiduese për kryetarin e Gjykatës së Apelit, Hasan Shala.

Kosova si gjithë bota, po futej në një bllokadë totale, për shkak të masave parandaluese ndaj Covid -19, ndërsa  Këshilli Gjyqësor i Kosovës, kishte marrë vendim që gjykatat të punojnë vetëm më lëndë të natyrës urgjente.

Si rrjedhojë, pasi anuloi të gjitha seancat e kolegjeve dhe stafit i  rekomandoi të punojë nga shtëpia, atij i duhej ta merrte edhe një vendim krejt të pazakontë, që  krahas gjyqtarëve që do të kryenin lëndët urgjente, të përcaktonte edhe stafin mbështetës për ta.

Përmes një njoftimit në Facebook kjo gjykatë ka treguar për punën të cilen ka bërë vullnetarët gjatë kohës se pandemisë.

“ Por gjithçka u bë me e lehtë për kryetarin, kur në zyrë filluan t’i paraqitën vullnetarët. Ndër ta edhe bashkëpunëtoret profesionale Leonita Lajçi dhe Kimete Veseli si dhe zyrtarja ligjore Alba Makolli “, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Sipas gjykatës, ato ushprehën gatishmërinë të punojnë më lëndë të natyrës urgjente, pa pyetur për rrezikun që i kanosej nga infektimi me koronavirus.

“Në ditët e para të pandemisë̈, gjithç̧ka ishte e zymtë. Qyteti i zbrazët, rrugët e boshatisura dhe për të ardhur në gjykatë duhej të kaloje, nëpër shumë patrulla policore” – nisë rrëfimin Leonita, e cila thotë̈ se do t’i mbaj në mend gjatë ato ditë.

Edhe Kimetja thotë se marsi dhe prilli i vitit 2020,  ka qenë një ndër periudhat më  sfiduese në karrierën e saj.

“Gjykata dominohej nga një heshtje totale. Kishte shumë pak njerëz dhe fare më pak atmosferë pune, megjithatë ne kishim një vullnet të madh për punë“ – deklaron ajo.

Ndërsa Alba shton se nuk e ndjen të ketë bërë diçka të veç̧antë.

“Rrethanat ishin të vështira për të gjithë, ne thjeshtë bëmë atë që na takonte, punën tonë”- thekson ajo.

Vajzat urojnë që ajo kohë, kurrë̈ të mos përsëritet dhe se virusi vrasës të marrë fund sa më parë.

Gjykata e Apelit ka punuar me staf të reduktuar, gjatë muajit mars, prill dhe maj, ku në bazë të rotacionit janë përfshirë një numër i madh i stafit administrativ, si bashkëpunëtorë profesional, zyrtarë ligjorë, referentë, dorëzues, vozitës etj.

Pavarësisht sfidave kjo gjykatë, ka arritur ta përfundojë vitin me rreth 15,000 lëndë te zgjidhura.

Në gjykatën e shkallës se dytë punojnë 48 gjyqtarë, të cilët gëzojnë mbështetje profesionale nga një staf prej 19 bashkëpunëtorëve profesionalë dhe  34 zyrtarëve ligjorë.