Vrasje e rëndë në Vërmicë të Prizrenit, një i plagosur dhe një viktimë

Dje në Vërmicë të Prizrenit dyshohet se ka ndodhur një vrasje e rëndë.

Policia e Kosovës njoftoi se fillimisht kanë hasur në një person të plagosur.

“Njësitë relevante policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima ka plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit”, thuhet në raportin e Policisë.

Tutje, Policia thotë se trupin e pajetë të një personi tjetër, e kanë gjetur pas patrullimit.

“Policia gjatë patrullimit kanë hasur në një trup të pajetë (mashkull) ku në afërsi është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gjashtë copë fishekë, disa gëzhoja dhe një telefon”, thuhet më tej.

Policia ka shtuar se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe rasti është në procedurë hetimore.