Ilustrim

Vidhet qeni i Policisë nga shtëpia e policit në Vushtrri

Një qen i Policisë së Kosovës  është raportuar i vjedhur.

Nga e diela, Policia po e heton rastin e vjedhjes së qenit të njësitit K9, që dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e një zyrtari policor në Vushtrri.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë në rajonin e Mitrovicës së Jugut.

“Policia është duke e hetuar rastin, deri më tani nuk ka ndonjë informacion  tjetër përveç raportimit si i vjedhur”, tha Zahiti