VIDEO - Tensionohet protesta jashtë Kuvendit të Kosovës

Një grup qytetarësh po protestojnë në shenjë pakënaqësie për votimin e Qeverisë që pritet të udhëhiqet nga Avdullah Hoti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Protestuesit të cilët ishin duke protestuar para ndërtesës së Kuvendit ku edhe po mbahet seanca për votimin e qeverisë Hoti kanë tentuar të futen brenda oborrit të Kuvendit ku edhe ka ndërhyrë Policia e Kosovës.

“Duam zgjedhje”, “Hajnat n’burg”, dëgjohen duke brohoritur protestuesit.

Protestuesit po insistojnë të futen në Kuvend ndërsa janë duke u penguar nga policia.