VIDEO – Rrokulliset një veturë në Prishtinë

Një veturë e tipit “Renault” është rrokullisur para pak çastesh në afërsi të Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

KALLXO.com sjell fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes ndërsa pritet që Policia të dalë në vend të ngjarjes.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë autoambulanca e ka marrë drejtuesin e veturës, i cili ka arritur të dalë nga vetura e rrokullisur, dhe e ka dërguar për trajtim mjekësor.

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com