(VIDEO) Kryeministri Albin Kurti viziton Malishevën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot në mëngjes Komunën e Malishevës.

Ai ka takuar kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj me të cilin kanë folur lidhur me menaxhimin e situatës me virusin COVID-19.

Momentalisht, Malisheva është komuna me më së shumti raste me këtë virus në Kosovë. Saktësisht, nga kjo komunë janë identifikuar 66 raste me coronavirus.