Vetaksidenti me motoçikletë në Prishtinë, vdes një person

Një person ka vdekur pas vetaksidentit me motoçikletë që kishte ndodhur në javën e parë të qershorit në Prishtinë.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka thënë se aksidenti kishte ndodhur më 07.06.2024, në 19:50h.

Policia tha se viktima gjersa ishte duke drejtuar motoçikletën është vetaksidentuar dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore për çka dhe është dërguar në tretman mjekësor.

Sipas Policisë, dje më 24.06.2024 gjersa ishte në trajtim mjekësorë viktima ka vdekur.