Hivzi Syla

Vdes zëvendësdrejtori i Burgut të Dubravës

Sot ka vdekur zëvëndësdrejtori i Qendrës Korrektuese në Dubravë, Hivzi Syla.

Lajmin e ka bërë të ditur Dega e PDK-së në Istog përmes një telegram ngushëllimi në Facebook.

Syla ishte nga fshati Tmoc i Istogut. Ishte edhe anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së në Istog, njëri nga themeluesit e PDK-së në Istog dhe për 10 vite ishte sekretar i përgjithshëm. Gjatë viteve të 90-ta i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.