Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Sulmoi policin në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka fyer zyrtarët policorë dhe ka sulmuar njërin prej tyre gjatë arrestimit.

Rasti ka ndodhur më 27.05.2024 rreth orës 14:40 në Ferizaj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti i kishte fyer zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. I dyshuari gjatë arrestimit ka shfaqur rezistencë si dhe ka sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore” – thuhet në raportin policor.

Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

Rasti është duke u hetuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.