![](https://kallxo.com/wp-content/uploads/2018/04/Moti-e1523167839130.png)
Sot temperaturat deri në 25 gradë
19.4.2020 - 08:15
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e diele do të shoqërohet me mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu, kryesisht në pjesën e Dukagjinit dhe jugun e rrafshit të Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë s parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s. /21Media