Ilustrimi: Astronomy Outreach of Kosovo/Facebook

Sonte eklipsi i hënës

Nga ora 18:00 deri në 22:00 kosovarët do të shohin një eklips hënor të gjysmëhijezuar.

Ai do të mund të vrojtohet edhe nga sheshi “Skenderbeu” përmes teleskopeve të Astronomy Outreach of Kosovo.

“Astronomy Outreach of Kosovo do të ju sjell teleskopët optik në qendër të Prishtinës për të vrojtuar nga afër këtë fenomen qiellor, duke filluar nga ora 18:00 në sheshin “Skënderbe”. Gjatë këtij evenimenti, AOK gjithashtu feston 5 vjetorin e themelimit të organizatës”, thuhet në një njoftim të AOK-ut.

Ky eklips i njohur edhe si eklipsi Penumbral, ndodh atëherë kur toka ndodhet në mes diellit dhe hënës duke mos lejuar depërtimin e rrezeve të diellit në sipërfaqen e hënës, ku kjo e fundit hyn nën hijen e tokës dhe paraqet eklipsin e saj

Eklipset Hënore ndodhin vetëm kur hëna është e plotë dhe paraqiten disa herë në vit.