Shumë fshatra të Skenderajt pa rrymë në natën e Vitit të Ri, Bekim Jashari del në terren
Rreth 10 fshatra të Komunës së Skenderajt kanë pasur ndërprerje të energjisë elektrike në natën e ndrrimit të moteve.
Këtë e ka bërë të ditur vet Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari përmes një transmetimi të drejtpërdrejt në Facebook, ku tregoi se ekipi i KEDS kishte dalur për të sanuar prishjet në mënyrë që fshatrave t’i kthehej rryma.
“Menjëherë ekipet e KEDS-it bashkë me drejtorin për Skenderaj, Skender Mustafa, kanë vizituar të gjitha këto fshatra, në kërkim të defektit, mirëpo deri pak me parë nuk kishin arritur ta gjenin.Ekipit të KEDS-it iu bashkova edhe unë dhe tashmë pas gjetjes së defektit po punohet në rregullimin e rrjetit elektrik”, tha ai.
Ai po ashtu i ka kërkuar falje banorëve që i është dashur të presin natën e vitit të ri në errësirë dhe pa energji elektrike.
“Si Kryetar i komunës me vjen shumë keq për këtë ndërprerje të energjisë dhe kërkoj mirëkuptimin e banorëve sepse kjo nuk ka ndodhur me qëllim por si pasojë e prishjeve që ndodhin në rrjet”, tha ai.
Disa prej fshatrave që kishin pësuar nga prishja përfshijnë fshatrat Llaushë Rakinicë,Kopiliq, Açaravë e Burojë.
Më poshtë ndiqni videon e plotë të transmetuar në faqen e Komunës së Skenderajt.