Shumë aksidente në rrugën Prishtinë – Pejë

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com se në orët e pasdites, rruga Prishtinë – Pejë në aksin nga Kroni i Mbretit deri në Komoran, ka qenë arenë e shumë aksidenteve.

Ky qytetar ka raportuar se ka parë katër aksidente në të njëjtën kohë brenda këtij aksi.

Në një prej tyre, ai ka dërguar edhe disa fotografi.

Aksident afër Komoranit
Aksident afër Komoranit
Aksident afër Komoranit