Shërohen edhe 3 pacientë nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 208 mostra të marra sot nga Klinika Infektive, 14 kanë dalë pozitivë me COVID-19, duke e rritur në total numrin e të infektuarve në Kosovë në 1,003.

Gjithashtu, IKShPK-ja ka njoftuar se sot janë shëruar 3 pacientë nga coronavirusi i ri, duke e rritur numrin e të shëruarve nga virusi në 772, ndërsa deri më tani janë të regjistruar 29 vdekje.

Sipas njoftimit të IKShPK-së, nga rastet e konfirmuara sot 8 janë nga komuna e Prizrenit, me vendbanim në qytet dhe 6 nga komuna e Rahovecit, po ashtu me vendbanim në qytet.

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Shkon në mbi 1,000 numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

na